Librería Samer Atenea
Librería Aciertas (Toledo)
Kálamo Books
Librería Perelló (Valencia)
Librería Elías (Asturias)
Donde los libros
Librería Kolima (Madrid)
Librería Proteo (Málaga)
Në 'Republika e kafshëve' kafshët flasin, gjykojnë dhe qeverisin... por në fakt është bota jonë që shfaqet nën maskën e tyre. Nga gjyqet groteske ku një mi dënohet për një kokërr gruri, ndërsa ariu shpallet fisnik, te sagat e sorrave, minjve dhe kusarëve që zbrazin hambarët e një vendi të bekuar, këto fabula janë pasqyrë e një republike ku ligji, drejtësia dhe morali peshohen me peshore të shtrembër.Fabulat përplasin botën e kafshëve me absurditetin e shoqërisë.Ky libër është një atlas i absurdit politik e shoqëror, i shkruar me humor të hidhur. 'Republika e kafshëve' nuk është thjesht një përrallë moderne - është një akt akuze ndaj realitetit që jetojmë çdo ditë.