Librería Samer Atenea
Librería Aciertas (Toledo)
Kálamo Books
Librería Perelló (Valencia)
Librería Elías (Asturias)
Donde los libros
Librería Kolima (Madrid)
Librería Proteo (Málaga)
Ky libër është një udhëtim satirik në ditët e pandemisë, kur bota u ndal, kur frika dhe humori ecnin krah për krah, dhe kur një maskë vlente më shumë se një premtim i besueshëm politik. Përmes aforizmave, dialogëve të shpejta, eseve plot ironi dhe poezive të mbushura me absurdin e përditshmërisë, Lutfi Dervishi kap thelbin e një kohe që dukej e përkohshme, por la gjurmë të përhershme.Nga 'urdhëresat e koronavirusit' te metaforat e karantinës, nga titujt groteskë të mediave te humor i hidhur i kafenesë së mbyllur, ky libër është një kronikë e jashtëzakonshme e absurdit shqiptar (dhe jo vetëm) në kohën e Covid-it.Lexohet si kujtesë, si terapi, si humor shpëtues. Një pasqyrë ku shohim veten, qeshim me veten dhe pyesim: a kemi ndryshuar apo do të kthehemi po aty ku ishim?