Librería Samer Atenea
Librería Aciertas (Toledo)
Kálamo Books
Librería Perelló (Valencia)
Librería Elías (Asturias)
Donde los libros
Librería Kolima (Madrid)
Librería Proteo (Málaga)
Bomba bërthamore e Shqipërisë është një udhëtim analitik në zemër të krizave që kanë tronditur dhe po e riformësojnë shoqërinë shqiptare. Nga shpresa e madhe e dhjetorit 1990, kur fjala magjike ishte 'demokracia', deri te realiteti i sotëm ku kryefjala është 'demografia', ky libër analizon përplasjen mes ëndrrës europiane, krizave politike të pafundme dhe shpopullimit dramatik.Lutfi Dervishi ndërthur reflektimin historik me analizën e realitetit aktual: Shqipëria e mbërthyer mes populizmit që i shteron energjitë dhe shpopullimit që i zbraz qytetet dhe fshatrat. Me një stil të qartë dhe shpesh therës, autori vë përballë iluzionet e tranzicionit me faktet kokëforta të statistikave, duke treguar se 'bomba bërthamore' e vërtetë nuk është një armë ushtarake, por kombinimi vdekjeprurës i mungesës së shtetit ligjor, korrupsionit, emigracionit masiv dhe humbjes së besimit.Ky libër është një thirrje për reflektim dhe veprim: për të kuptuar pse demokracia nuk e mbajti dot premtimin e saj dhe si shpopullimi po e vendos Shqipërinë përballë një krize ekzistenciale. 'Bomba bërthamore e Shqipërisë' nuk është metaforë e largët, por realiteti që na rrethon çdo ditë.