Librería Samer Atenea
Kálamo Books
Librería Elías (Asturias)
Librería Kolima (Madrid)
Librería Proteo (Málaga)
'Çfarë ndodhi atë ditë Kosta?', kjo është pyetja që të mban peng nga fillimi i librit.'Procesi 3K 1988' rrëfen rëndësinë e lirisë, flet për dramën e individëve në përballje me regjimet totalitare. Në qendër të romanit janë dy rrëfime paralele dhe dy miq studentë: i pari, në rolin e autorit, që e sjell të kaluarën, vite më vonë, përmes kujtimeve, dhe Kosta, që mbart prej fëmijërisë një dramë të madhe, që do ta shoqërojë gjithë jetën e që ditë pas dite merr përmasat e ortekut, në kalvarin e vuajtjeve, burgjeve dhe... Miqësia e tyre ia arrin t’i mbijetojë trysnisë dhe frikës e i jep shkëlqim kësaj vlerave njerëzore në mjegullnajën e turbullt politike e sociale. Historitë e tyre janë pasqyrim i thellë i diktaturës dhe pasojave të saj në jetët e njerëzve. Pavarësisht grisë së asaj kohë, autori, i sinqertë me veten dhe botën, paraqet një këndvështrim interesant, me një fill humori të hollë, me ngjarje të bukura e endërrore e me ngjyrat e shpengueshmërisë së moshës rinore. 'Procesi 3K' është një roman emocionues, me ngjarje që të drithërojnë e të mbajnë peng deri në faqen e fundit. Na rikujton se liria dhe dinjiteti janë vlera të çmuara dhe se rezistenca ndaj padrejtësisë është një luftë e vështirë, por gjithmonë frymëzuese.