Librería Samer Atenea
Librería Aciertas (Toledo)
Kálamo Books
Librería Perelló (Valencia)
Librería Elías (Asturias)
Donde los libros
Librería Kolima (Madrid)
Librería Proteo (Málaga)
Fundi i viteve nëntëdhjetë. Një 'i huaj', student enigmatik i arratisur nga Kosova në Shqipëri gjatë kohës së diktaturës, martohet me Doruntinën, një vajzë nga veriu i Shqipërisë dhe largohet me të diku në Perëndim. Një gjimnazist, i cili, po aq të thellë sa dashuria platonike për Doruntinën, ushqen dashuri edhe për Kosovën, e përjeton këtë ngjarje si një padrejtësi, jo si simbol i bashkimit të ëndërruar gjatë. Dhjetë vite më vonë, niset në kërkim të vajzës së zemrës, të giysmës së tij të humbur. Udhëtimi i tij në Kosové, fill pas luftës, edhe pse i shkurtër është i mbushur me emocione të forta, haluçinacione delirante, mikrodrama rrenqethëse dhe takime me personazhe nga më të pabesueshmit. Ky rrefim me intensitet është një pasqyrë dramatike e atyre ditëve të mëdha historike, mbushur me shtresëzime simbolike mbi konfliktin serbo-shqiptar dhe sidomos të përçarjes së rëndë dhe tronditese mes shqiptarëve. Në këtë roman, Arber Ahmetaj ngre sërish pyetje, luan me mitet, legjendat, vdekjen, jetën dhe dashurinë!