Librería Samer Atenea
Librería Aciertas (Toledo)
Kálamo Books
Librería Perelló (Valencia)
Librería Elías (Asturias)
Donde los libros
Librería Kolima (Madrid)
Librería Proteo (Málaga)
'Kambanat e së dielës' është një përmbledhje prej katër tregimesh të gjata, të ndarë secili në katër rrëfenja të tjera. Tregimet i lidh i njëjti personazh që rrëfen, në katër herë katër, kohë dhe ngjarje të ndryshme. Personazhi kryesor i tregimeve është një femër që tregon në vetën e parë dhe rrjedha e ngjarjeve të përshkruara prej saj merr trajtat e një ditari intim, por gjithmonë në të katërt rrëfenjat i pranëvendoset elementi i kundërt mashkullor; shpesh herë jo i pranishëm si personazh konkret, por asnjëherë i munguar, i cili i shërben në një lojë ballafaqimi të pashmangshëm.Personazhet e tregimeve shërbejnë për të shfaqur marrëdhëniet e ndërlikuara të shtetit me fenë në periudhën e diktaturës në Shqipëri, si edhe atë të kaosit të pakuptueshëm të post-diktaturës. Ngjarjet i shërbejnë kujtesës edhe përmes shtrirjes së rrëfimit në linjën dashurore. Tregimi i fundit, 'Muri i Berlinit dhe mure që s’kanë rëne' stilizon temën e marrëdhënieve multikulturore, si pjesë e pashmangshme e realitetit të sotëm për shqiptarët, pas lirive të fituara nga izolimi i gjatë gjysmëshekullor.