Librería Samer Atenea
Librería Aciertas (Toledo)
Kálamo Books
Librería Perelló (Valencia)
Librería Elías (Asturias)
Donde los libros
Librería Kolima (Madrid)
Librería Proteo (Málaga)
Ky ribotim i trilogjisë dramatike të Stërmillit nis me dramën historike me katër akte 'Dibranja e mjerueme', subjekti i së cilës janë ngjarjet e zhvilluara në Dibër, Manastir, Mat dhe në fshatrat e këtyre qyteteve në vitet 1912 dhe 1913. Nga shënimet e autorit në botimin e parë mësohet se, kur po shkruante 'Dibranja e mjerueme', Stërmilli kishte në dorëshkrim edhe dy dramat e tjera: 'Dashuni e besnikëri' dhe 'Agimi i lumnueshëm' ose të paktën kish nisur punën për to. Kjo trilogji, sipas Stërmillit, hedh dritë 'në ngjarjet e vërteta qi kanë ngja në kohën e fundit...'. Autori u sugjeron lexuesve 'që dëshirojnë të kenë një kuptim të plotë mbi lëvizjet kombëtare të Dibrës, duhet të këndojnë edhe dramën ’Dashuni e besnikëri’ dhe ’Agimi i lumnueshëm’', që në atë kohë ende nuk ishin botuar.