Librería Samer Atenea
Librería Aciertas (Toledo)
Kálamo Books
Librería Perelló (Valencia)
Librería Elías (Asturias)
Donde los libros
Librería Kolima (Madrid)
Librería Proteo (Málaga)
Janë krijuar klube letrare gjithandej nëpër Evropë e gjetiu, që kultivojnë këtë trajtë shumë të veçantë dhe aq tërheqëse në gjuhët e tyre amtare. Në këtë kontekst po përmendim portalin në internet WHA - ’World Haiku Association’ (Asociacioni i Haikut Botëror), në të cilin janë përfshirë edhe poetët shqiptarë me vjershat e tyre në shqip dhe në anglisht. Kështu, është skalitur mendimi se 'vetëm mendjelehtit e gjorë refuzojnë të ndikohen nga letërsia dhe poezia'. Poeti amerikan Carl Sandburg konstatonte se 'Poezia është një jehonë që e pyet hijen të vallëzojë'. Gjendja poetike e doktor Xhemil Bytyçit gjithnjë është e preokupuar me vështrime, vrojtime, meditime dhe gjykime të urta, duke mos shpikur konkludime me porosi arbitrare. Jean Cocteau do të thoshte, 'Poeti nuk shpik - ai vrojton', andaj Bytyçi nuk sajon, ai vetëm shfaq fuqishëm shqetësimet dhe çastet e zhgënjimit të thellë:Përplasja vetenNë botën e rremeMes njerëzve kameleonë.