Librería Samer Atenea
Librería Aciertas (Toledo)
Kálamo Books
Librería Perelló (Valencia)
Librería Elías (Asturias)
Donde los libros
Librería Kolima (Madrid)
Librería Proteo (Málaga)
Vëllim me poezi nga poetja kosovare, Shuki, (Shyhrete Kurti-Musa) që aktualisht jeton në Zvicër. Ky është libri i saj i parë. Vëllimi ka 78 poezi në shqip dhe frëngjisht, të përkthyera nga Erih Ahmetaj. 'Ndonjëherë e kemi të vështirë të themi me saktësi se çka në të vërtetë e bën të bukur e të fuqishëm një tekst lirik. Mes figuracionit, thellësisë meditative, koloritetit, harmonisë kompozicionale, muzikalitetit apo edhe ndonjë veçorie tjetër letrare. Leximi i librave poetikë si ky që ka në dorë lexuesi, pos që të dhurojnë emocione të veçanta, edhe më shumë të përforcojnë bindjen e hershme se poezia nuk është rastësisht edhe e magjishme, edhe mbretërore. Ndonëse është libri i saj i parë, autorja befason këndshëm posaçërisht me estetikën ligjërimore, peizazhin, por edhe me frymën e saj. Raporti lirik për të ndërtuar shtëpinë prej shpirti, që në dukje të parë ka fatin gati si të letrave të shkruara e të padërguara, na shfaqet më triumfal, sepse poezia është edhe aromë gruaje që ndez, edhe një diell tjetër...'Bujar Salihu, poet