Librería Samer Atenea
Librería Aciertas (Toledo)
Kálamo Books
Librería Perelló (Valencia)
Librería Elías (Asturias)
Donde los libros
Librería Kolima (Madrid)
Librería Proteo (Málaga)
Botimi i pestëVETËM PËR LEXUES TË MOSHËS MADHORE! Thanas Jorgji, shkrimtar, 2019: „Ngjyrat e dashurisë' nuk është thjesht një roman erotik, por një roman për të cilin kur e lexon, përveç kënaqësisë së thellë intelektuale dhe letrare që përjeton, nuk mund të mos ndjesh zili dhe të thuash me vete: sikur ta kisha shkruar unë këtë libër!' (...) „Gazetaexpress', „Gazeta Dita', „Dritare', „Respublika', „Botasot', „Përqasje' etj. (...)Edmond Shallvari, shkrimtar, 2017: 'Ngjyrat e Dashurisë' apo romani antitezë, antitabu, antimoralist, frojdist, realist deri në caqet e satirës, satirik deri në caqet e humorit. Këto e të tjera etiketime, u bënë paradë e larmishme, ndriçuese deri në verbërim, dëgjuese deri në shurdhërimë, normale deri në çmenduri, joshëse deri në ekstazë,, (...) „Gazetaexpress.' (...)Dr. Fatmir Terziu, shkrimtar, 2017: „Kjo udhëheq deri tek labirinthi më i detajuar të tetëmbëdhjetë kapitujt e romanit 'Ngjyrat e dashurisë' të shkrimtarit Lis Bukuroca. Të gjitha seancat e gjyqeve, akuza, përjetimet erotike, dëshira e tij publike që në sallën e gjyqit të shkërdhente prokuroren publike, dalja e sitës krahasuese me kohën e Envër Hoxhës,... na shpien tek vetë erërat e kryqëzuara në kohë, hapësirë dhe vend. (...) shkrimtar, „fjalaelire', (...)Shpendi Sollaku Noe, 2017: 'Edhe pse me një erotizëm të ndjeshëm, ky libër më la përshtypjen e një romani të mprehtë social që vetëm në paraqitje ka ravijezimet e një zhanri të verdhë të regjur në erotizëm. Këto faqe kanë aq sa duhet të kishin, edhe në përshkrime e situata...' (...), shkrimtar, gazeta Dielli, (...)Shaban Jashari, diplomat, 2017: „I parë në shikim të parë si roman erotik, kjo vepër zhvesh kuptimin parësor që mund të ketë seksi në jetën e njeriut, për të ndërtuar një mekanizëm mbrojtës nga absurditet që sjell sistemi i intrigave e komploteve juridike e shtetërore. Prandaj të gjithë ata që do të mundohen t kërkojnë në këtë vepër gjurmët e largëta të Bukovskit do të hasin në rigjetjen e reminshencave të një Kafke shqiptar.' (...)„Dritare', „Botasot.' (...)