Librería Samer Atenea
Librería Aciertas (Toledo)
Kálamo Books
Librería Perelló (Valencia)
Librería Elías (Asturias)
Donde los libros
Librería Kolima (Madrid)
Librería Proteo (Málaga)
Uroj që secili prej jush të arrijë të zotërojë besimin e të gjitha masave shpirtërore dhe të gëzojë lavdinë e përjetshme hyjnore në Jerusalemin e Ri në të cilin ndodhet froni i Perëndisë. Botimi i fundit i publikuar Mesazhi i Kryqit, së bashku me botimin Masa e Besimit paraqesin themelin më të rëndësishëm për të jetuar një jetë të denjë të krishterë. Falënderoj dhe lavdëroj Atin Perëndi, i cili bekoi botimin e kësaj pune të çmueshme dhe bëri që mbretëria t’u zbulohej njerëzve të panumërt. Sot, ka shumë njerëz që pohojnë se besojnë por nuk janë të sigurt për shpëtimin e tyre. Ata nuk e njohin masën e hirit dhe nuk e dinë se sa shumë hir duhet të kenë pranuar për të marrë shpëtimin. Njerëzit i thonë njëri-tjetrit “Ky njeri ka shumë besim” ose “Ky tjetri ka shumë pak besim.” Megjithatë, nuk është e lehtë të dish se sa pret Zoti nga besimi yt ose të masësh sa i madh është besimi apo sa është rritur. Zoti nuk do që ne të kemi besim mishëror por besim shpirtëror të shoqëruar nga vepra. Njerëzve u është thënë të kenë besim mishëror duke dëgjuar e mësuar fjalën e Perëndisë, duke e memorizuar dhe duke e mbajtur atë si dije. Me vullnetin tonë ne nuk mund të arrijmë të kemi besim shpirtëror; por ky besim mund të arrihet vetëm nëpërmjet Perëndisë.Prandaj Romakëve 12:3 na nxit, “Sepse, për hirin që më është dhënë, unë i them secilit prej jush të mos e vlerësojë veten më shumë se sa duhet ta çmojë, por të ketë një vlerësim të përkorë, sipas masës së besimit që Perëndia i ndau secilit.” Ky varg na tregon se besimi shpirtëror i çdo personi është i dhënë nga Perëndia dhe përgjigjet e bekimet e Tij ndryshojnë në varësi të masës së besimit të çdo njeriu.1 Gjonit 2:12 dhe vargjet e mëposhtme e përshkruajnë rritjen e besimit të një të krishteri sipas hapave të besimit të një foshnje, fëmije, të një të riu dhe të etërve. Tek e 1 Korintasve 15:41 lexojmë, “Tjetër është lavdia e diellit dhe tjetër lavdia e hënës dhe tjetër lavdia e yjeve; sepse ndryshon në lavdi ylli nga ylli.” Ky pasazh na kujton se banesa në vendet qiellore dhe lavdia e çdo personi janë të ndryshme, në varësi të besimit të tij ose të saj. Është e rëndësishme të shpëtohesh dhe të shkosh në parajsë, por është edhe më e rëndësishme të dish se në cilin vend banimi do të hysh në qiell dhe ç’lloj kurore e shpërblimi do të marrësh. 3