Librería Samer Atenea
Kálamo Books
Librería Elías (Asturias)
Librería Kolima (Madrid)
Librería Proteo (Málaga)
Libër me tregime nga Bislim Ahmetaj. 'Ky libër vjen në distancë në kohë nga vëllimi i tij i parë, titulluar 'Kthimi i peshkatarëve'. Bislimi, si autor, lëviz lirisht mes poezisë dhe prozës, duke u ndjerë mirë me të dyja zhanret. Për mua, shkrimtari Bislim Ahmetaj është tregimtar cilësor dhe me vlera. E kam spikatur këtë që në leximin e vëllimit me tregime 'Kthimi i peshkatarëve'. Madje kam këmbëngulur që duhet ta lëvronte shpesh këtë gjini. Bislim Ahmetaj, duke qenë njeri me profesion tjetër, e realizon me kënaqësi aktin e krijimit, si një proces që i sjell atij kënaqësi, por njëkohshëm ka aftësinë dhe mjetet për ta përcjellë ndjeshëm te lexuesi.' Rezarta Reci