Librería Samer Atenea
Librería Aciertas (Toledo)
Kálamo Books
Librería Perelló (Valencia)
Librería Elías (Asturias)
Donde los libros
Librería Kolima (Madrid)
Librería Proteo (Málaga)
Rrëfimi në vetën e parë në veprën 'Jehona e Korridoreve të Harruara' e tërheq lexuesin në një botë që të jep ndjesinë se është sa e njohur po aq dhe e largët. Çdo fjali dhe shprehi është krijuar për të kllaposur me besnikëri frymën e epokës, me gjurmët e saj të veçanta të gojëtarisë. Sfida për të derdhur romanin nga gjuha origjinale (shqipja) në anglisht ishte odise më vete. Për ta ilustruar këtë gjë po jam një shembull: fjala 'window' në anglisht rrjedh prej fjalës 'wind-eye', baxhë në majë të çatisë që lejon tymin dhe ajrin e ndotur të dalin jashtë; në të kundërt, fjala 'dritare' në shqip rrjedh nga 'dritë', e çara përmes së cilës drita hyn brenda.Gjuha angleze e pasur me idioma ka shtruar rrugën për përkthim krejt të veçantë, duke lejuar shkëmbimin e trashëgimive kulturore dhe artengjizjeve të gravuara në gjuhët përkatëse. Përkthimi i metaforave ishte kulmi i kësaj përpjekjeje sizifiane; si të tilla, mjaft prej tyre do t’ju tingëllojnë si të reja dhe që s’ua kanë vrarë veshin më parë.Romani ndërthur si në tezgjah fijet e marrëdhënieve personale, ndryshimet shoqërore dhe hijet e historisë të lëna pas. Përmes rrëfimit të ndjerë dhe kthesa të befta, romani i tërheq lexuesit në një botë ku e kaluara dhe e tashmja janë të lidhura pazgjidhshmërisht, dhe ku çdo takim zbulon një shtresë tjetër kuptimi.Historia nis me një djalë të ri, jeta e qetë e përditshme e të cilit ndërpritet nga ngjarje që shkojnë pas në fëmijërinë e tij. Rrëfimtari, emri i të cilit fillon me shkroinjë T., e gjen veten të përfshirë në dramën që po zhvillohet kur shoku i tij i fëmijërisë, Besiani, pasi është kthyer nga emigracioni, përballet me një gjyq të tmerrshëm pasi akuzohet për një krim të rëndë brenda familjes.Kjo tragjedi shkrep varg buthtimesh, duke e tërhequr T. në takime me njerëz nga e kaluara e tij, përfshirë Sherifin, zhdukja misterioze e të cilit vite më parë i shton dimensione të reja rrëfimit. Ndërsa T. përpiqet t’u japë kuptim këtyre zbulimeve, kasta e personazheve zgjerohet. Iliri, një tjetër mik i ngushtë, prezanton një mister të tijin, ndërsa Aikuna, shoqja enigmatike me të cilën T. ndan banesën, dhe Behari, një burrë i pastrehë që ata të dy kanë strehuar, kontribuojnë në strukturën e historisë me rolet e tyre unike. Ardhja e znj. Bekteshi, një grua e vendosur me një agjendë politike, e intensifikon më tej komplotin, duke futur kokën e gjithësecilit prej të përfshirëve në torbë.Forca më e madhe e romanit qëndron te personazhet e tij. Secili prej tyre është paraqitur plot jetë, me personalitete të dallueshme dhe histori bindëse duke i shtuar vlerat rrëfimit në përgjithësi. Ndërveprimet midis këtyre personazheve mbresojnë këdo që i lexon si të papërsëritshme, duke dhënë përshtypje realizmi edhe kur komploti rrjedh lakueshëm në terrene dramatike, të ngarkuara emocionalisht dhe të paqëndrueshme. Pavarësisht rëndësisë së ngjarjeve - tragjedisë familjare, seancave gjyqësore dhe trazirave politike, romani është vulosur nga momente humori dhe përshkrime të punuara hirshëm. Proza e autorit kap nuancat e emocioneve njerëzore dhe ngërthyerjen e marrëdhënieve, duke e bërë një kënaqësi të ndjekësh udhëtimin e T-së, edhe kur rruga përpara është e ngrysur.Fundi, sa i papritur aq edhe i patjetërsueshëm, mpiks rrëfimin së bashku me reflektimin prekës mbi dashurinë, miqësinë dhe lënien e gjurmëve të pashlyeshme të së kaluarës në të tashmen. Është një përmbyllje e arrirë për një histori që ka të bëjë po aq shumë me zbulimin emocional sa dhe lakadredhat dramatike të jetës.