Librería Samer Atenea
Kálamo Books
Librería Elías (Asturias)
Librería Kolima (Madrid)
Librería Proteo (Málaga)
KOSOVA U VRA DY HERË. HERËN E PARË ME PLUMBA. HERËN E DYTË ME PADREJTËSI.Herën e parë na i vranë njerëzit. Herën e dytë na lanë me pritë drejtësi që s’erdhi kurrë për shumë prej tyne.E tash, një libër po i nxjerr dokumentet në dritë. Jo me fjalë boshe. Jo me tregime të shpikuna. Po me emra, me data, me dëshmi e me fakte që s’munden me u fshi prej historisë. Dibran Zhuniqi i kishte veç dy vjet.Dy vjet. Një fëmijë që hala s’e dinte çka ishte jeta, e që më 25 mars 1999 u gjend përballë vdekjes, kur policët serbë shtinë në përroin e Belajës.Ai ishte i vetmi që mbijetoi.Mendojeni një fëmijë dyvjeçar, të mbetun gjallë aty ku të tjerëve iu ndal jeta.E njeriu që e udhëhoqi shtetin përgjegjës për atë fushatë? Vdiq në Hagë, pa aktgjykim.Mbi 900 trupa shqiptarësh u bartën e u fshehën në varre masive në Serbi. Nëntëqind jetë. Nëntëqind histori. Familje që pritën, që kërkuan, që u plakën me dhimbje.E për fshehjen e atyne trupave?Askush nuk është gjykue ndonjëherë në Serbi.Kjo është pesha e një padrejtësie që s’ka me u matë kurrë veç me numra.Pastaj erdhi 16 shtatori 2026.Një gjykatë me gjyqtarë ndërkombëtarë, me seli në Holandë, e me buxhete që arrijnë gjysmë miliardi euro, i dënoi në shkallë të parë katër udhëheqës të UÇK-së.Dhe vendimi u shpall 'në emër të popullit të Kosovës'.Në emër të atij populli që i ka varret hala të hapuna në kujtesë. Në emër të atyne që i kërkuan të zhdukunit me dekada. Në emër të familjeve që e dinë çka do me thanë me pritë drejtësi e mos me e pa.Pas gati gjashtë vjetësh paraburgim.Me dëshmitarë që, në gati gjysmën e rasteve, u dëgjuan prapa dyerve të mbylluna.Me një aktgjykim prej mbi dy mijë faqesh, të cilin populli, në emër të të cilit u shpall, ende s’mundet me e lexu.Qysh mundesh me shpallë drejtësi në emër të një populli, kur ai popull ende s’mundet me e lexu të plotë arsyetimin e saj?Kjo nuk është veç një pyetje juridike.Është një pyetje që peshon rëndë mbi ndërgjegjen tonë. 'GJYKATA QË E ZGJODHËN'Ky libër nuk kërkon me ta tregu historinë ashtu qysh dikush ka pasë qejf me u kujtu.E tregon ashtu qysh është dokumentu. Edhe aty ku dhemb. Sidomos aty ku dhemb.Prej raportit të Dick Martyt në vitin 2011, e deri te ligji i tetorit 2026, ky libër e ndje