Librería Samer Atenea
Librería Aciertas (Toledo)
Kálamo Books
Librería Perelló (Valencia)
Librería Elías (Asturias)
Donde los libros
Librería Kolima (Madrid)
Librería Proteo (Málaga)
'...Poezitë e Tabakut, në 'bir’ i fllanzës' të pasura me forma, figura, e leksik të bollshëm e të këndshëm, të cilin më së shumti autori e vjel nga areali gegë.' - Imer Topanica (shkrimtar)'Nëse një ditë do të jem larg Shkodrës, kam më lexue vetëm poezitë e Xhabirit, sepse aty asht Shkodra...' - Arjola Zadrima (poete)'...Mbas vëllimit poetik 'Gri', Xhabir Tabaku vjen rishtas me një vëllim tjetër 'bir’ i fllanzës'. Me atë leksik të ëmbël geg, një pasuri kulturale që shqipja mund të mburret. Ashtu sikur lumturohet edhe ky autor kur thotë plot gaz, ’ma kush s’më ndal / e shkruej si due vet’/ se Zoti më ka fal/ për mu’ me vajz’ e djal’.' - Ilir Levonja (shkrimtar)'Para veprave artistike të arrira duket sikur gjykimet dhe analizat janë të panevojshme. Megjithatë, në rastin e këtij vëllimi poetik na duket me vend të nënvizojmë disa aspekte që kanë të bëjnë me veçoritë e një krijuesi tashmë shumë të spikatur dhe thuajse në një stad të epërm të krijimtarisë së tij. Pas një leximi të vëmendshëm të këtyre poezive është e kuptueshme se kemi të bëjmë me një arsenal poetik të një niveli të lartë. Ky produkt artistik vjen në periudhën e një pjekurie estetike dhe akumulimi të madh kulturor e filozofik, duke u bërë pasqyra e një shpirti të thellë e tejet të ndjeshëm dhe e impulseve të fuqishme të frymëzimit.' - Zija Vukaj 3