Librería Samer Atenea
Kálamo Books
Librería Elías (Asturias)
Librería Kolima (Madrid)
Librería Proteo (Málaga)
Përtej perdes së enigmës dhe misterit, që na ndante në ato çaste mua dhe atë, ai e mbaroi 'rrëfimin' e tij, duke ma lënë si një kandil të ndezur me dritën e mpakur. Me të në dorë po vij drejt jush për të parë së bashku jetën e dy shpirtrave, që dashuria i bashkoi rastësisht dhe koha i ndau padrejtësisht...... Si një formë çlirimi nga guri që më vari në qafë Antoni, fillova të radhis episodet e kësaj dashurie epike, edhe pse personazhet e mia kurrë nuk qenë 'figura publike'. 'Rrëfimet' e Antonit dhe letrat e Anjës i keni këtu siç m’i dhanë. Siç m’i besuan...